Burg për vrasësin e Mamurrasit - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-12-01

Views 5

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Enrik Mamli i dyshuari kryesor për vrasjen e Naim Tafës dhe plagosjen e katër personave në hyrje të Mamurrasit, do të qëndrojë pas hekurave. Gjykata e Kurbinit dha masën e sigurisë arrest me burg për të dhe dy të arrestuarit e tjerë Dorjan Mamli dhe Arjan Tafa për konfliktin me armë të ndodhur tre ditë më parë. I pari që u njoh me masën e sigurisë ishte 28-vjeçari, i cili u shoqërua nën masa të rrepta sigurie në ambientet e gjykatës. Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura ku Mamli nuk tha asnjë fjalë para togave të zeza ndërkohë që e njëjta masë sigurie u dha dhe për dy të arrestuarit e tjerë të cilët po marrin mjekim në spitalin e Traumës në Tiranë.Ne përfundim te hetimeve policia zbuloi se shkaku i ngjarjes ishte nje konflikt midis fiseve Tafa e Mamli për paratë e prostitucionit në Itali. Njëri prej të afërmeve të fisit Mamli kërkoi shuarjen e këtij konflikti por kjo solli vrasjen e 35-vjeçarit Naim Tafa dhe plagosjen e 4 personave të tjerë tre prej të cilëve kalimtarë rasti. Për ngjarjen e rëndë policia ka shpallur në kërkim dhe tre persona të tjerë.

Share This Video


Download

  
Report form