Letra e Brahos, Prokuroria nis verifikimet - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-12-01

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prokuroria e Tiranës ka nisur verifikimet ne lidhje me akuzat e ngritura ne letrën e kreut te Komisionit të Sigurisë Spartak Braho. Burime pranë organit të akuzës thane se po shihet nëse ka elementë të veprës penale, të cilat do të ndihmonin ne nisjen e procedimit. Reagimi i Prokurorisë vjen një ditë pasi Braho iu drejtoi letër krerëve te institucioneve me te rëndësishme shtetërore, ne te cilën ngrinte dyshime për një skenar që ka si qëllim destabilizimin e Shqipërisë e qe po organizohej nga Dritan Prifiti dhe Tom Doshi. Sipas kreut te komisionit te sigurisë, shënjestra ishte kreu i kuvendit Ilir Meta. Spartak Braho pretendon se ka prova te mjaftueshme per presionin qe është bere mbi familjarët e të arrestuarit për aferën e CEZ, Kastriot Ismailaj. Synimi sipas tij është përfshirja e sajuar e Ilir Metës në këtë skandal. Braho nuk përjashton madje edhe ndikimin e kryeministrit Rama në këtë skenar kundër kreut te Lëvizjes Socialiste per Integrim, njëherësh kreut te kuvendit Ilir Meta. Ne letër, kryetari i Komisionit të Sigurisë, kërkoi mbrojtje për familjarët e Kastriot Ismailajt.

Share This Video


Download

  
Report form