http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi konfiskimin e 2 milionë eurove të pasurive në emër të Kastriot Ismailajt bashkëshortes së tij Vojsava dhe nënës Lutfie Ismailaj. Kërkesa e akuzës nuk u prit mirë nga avokati mbrojtës i 52-vjeçarit, i cili pretendoi se në një mënyrë kjo është goditje nga shteti, e cila po i bëhet klientit të tij. Sipas Vladimir Meçes, Prokuroria po abuzon në këtë drejtim, kjo pasi hetimi i krimeve të rënda filloi kur Ismailaj lëvizi shumën prej 330 mijë eurosh për të nisur procedurat e arbitrazhit kundër ?CEZ Shpërndarje? në të cilën ai kërkon dëmshpërblim prej 135 milionë eurosh. Por seanca u shty për shkak të pretendimeve të avokatit kjo dhe që t?i lihej kohë për të përgatitur mbrojtjen. Aktualisht, Ismailaj është në masën e sigurisë arrest me burg, pasi po hetohet nga Prokuroria e Tiranës për veprën penale të mashtrimit, me pasoja të rënda, të kryer në bashkëpunim. Në dy kërkesat e depozituara në gjykatë Prokuroria për Krime të Rënda, kërkoi në total konfiskimin e rreth 4.3 milionë dollarëve, 450 mijë eurove dhe dy automjeteve në pronësi të Ismailajt. 52-vjeçari ka qenë administrator i disa kompanive, njëra prej të cilave ka pasur si aktivitet kryesor mbledhjen e borxheve që të tjerët i kishin kompanisë së shpërndarjes së energjisë elektrike, CEZ.Nga hetimet ka dalë se Ismailaj është ortak dhe administrator i disa shoqërive tregtare të cilat edhe pse nuk kanë aktivitet tregtar, në llogaritë e tyre janë kryer transaksione që kalojnë disa milionë euro.