http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
9 persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e dy aksidenteve të ndodhura brenda 24 orëve në rrugën Lushnje-Berat dhe ne Korçe. Mëngjesin e së mërkurës, një furgon pasagjeresh u godit nga një kamionçine ne afërsi te fshatit Kashtëbardhe e per pasoje u plagosen 6 persona. Ne gjendje më të rëndë është shoferi i Furgonit, Përparim Mile, ndërsa drejtuesi i kamionçinës, Daniel Zoto ka marrë plagë të lehta. Pasagjeret e tjerë të plagosur janë Merita Xharando dhe tre fëmijët e saj.Sipas policisë, përplasja ka qenë shume e fortë dhe për të nxjerrë shoferin e furgonit është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve. Shkak i aksidentit, sipas policisë, ka qenë përgjumja e drejtuesit të kamionçinës që udhëtonte në drejtim të Beratit. Ndërkohë më vonë, rreth orës 14.00 të pasdites, 3 persona të cilët udhëtonin me një furgon kanë mbetur të plagosur. Të plagosurit janë drejtuesi i furgonit nga Kasem Çoçi 50 vjeç dhe dy pasagjere Dedem Muçollari 50 vjeç dhe Genti Muçollari 30 vjeç. Shkak i aksidentit, mësohet të ketë qenë shpejtësi tej normave të lejuara, duke bërë që furgoni të dilte nga rruga dhe të përfundonte poshtë urës në një lartësi prej pesë metrash.