Duket se muzika është traditë familjare në familjen Sata. Pas vëllait të saj, kantautorit Vlashent, sopranoja kolorature Roksi Sata ka ardhur nga Franca, për t?u paraqitur përballë publikut shqiptar në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, me një recital që përmbajti perlat e repertorit të zhanrit të saj, shoqëruar në piano nga Ingrid Pulizo dhe të ftuar.