http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri serb Aleksandër Vuçiç nuk do të jetë i pranishëm në ?Elbasan Arena? për të ndjekur ndeshjen e futbollit, Shqipëri - Serbi. Përmes një letre publike, kreu i qeverisë serbe ka sqaruar se mungesa e tij, pavarësisht ftesës së homologut shqiptar, vjen për të shmangur politizimin e kësaj ngjarjeje sportive. Në letër kryeministri Vuçiç i kërkon autoriteteve shqiptare të mundësojnë sigurinë e qytetarëve serb deri në kthimin e tyre në atdhe.?Për të shmangur politizimin ekstrem të një ndeshje sporti, pas disa telefonatave që kam patur me kryeministrin shqiptar Edi Rama, kam vendosur të mos jem i pranishëm në Elbasan, pasi aty aktorët e kësaj ndeshje duhet të jenë lojtarët. I bëj thirrje qeverisë shqiptare te mundësojë sigurinë e të gjithë qytetarëve serb , të cilët do jenë të pranishëm në këtë ndeshjet, para dhe pas takimit. Unë e di shumë mirë se është e lehtë tensionimi i situatës, megjithatë unë besojë se kryeministri shqiptar Edi Rama dhe unë kemi dhënë një mesazh të rëndësishëm me mbërritjen e studentëve serb.?Ndërkohë mediat në Serbi shkruajnë për mundësinë e anulimit të ndeshjes për shkak të incidenteve të tjera të pritshme. Ne jemi të shqetësuar për incidentet e ndodhura në mbërritje dhe të tjera mund të ndodhin gjatë ndeshjes; - citohet te ketë thënë shefi i sigurisë se kombëtares serbe Milibvoj Mirko. Një dite me pare, Serbia i dorëzoi një note proteste ambasadorit shqiptar ne Beograd ne lidhje me incidentin e ndodhur pas goditjes se autobusit te futbollisteve serb gjate rrugës nga aeroporti ne hotel.