Rama: Jemi ende në lojë për kualifikimin - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-12-01

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Krenar për dinjitetin dhe qytetarinë që treguan tifozët kuqezinj, në një moment kur të gjithë jashtë Shqipërisë prisnin tjetër shfaqje. Është kjo ndjesia që përçoi kryeministri Edi Rama një ditë pas derbit të Ballkanit Shqipëri-Serbi.?Ne jemi gdhirë të palumtur, pak ose aspak e kemi mendjen tek fakti se i kemi befasuar me dinjitetin. Por pa as më të voglin dyshim se nëse në fushën e lojës nuk morëm pikën e artë, mbarëvajtja e lartë dhe niveli i kulturës sportive i ka dhënë 3 pikët e arta të dinjitetit. Përfytyroni çfarë do kishim ndjerë nëse ultrasit kuqezinj, do kishin rënë në batakun e huliganëve serbë?.Duke folur për një test të kaluar me shumë sukses, kryeministri Rama shpreh mirënjohjen për sjelljen e tifozëve në ?Elbasan Arena?.?TKZ dhanë mbështetje dhe bënë dallimin mes klimës mbytëse të Beogradit dhe atmosferës festive. Nuk u hodh asnjë kor racist antiserb. Nuk u hodh asnjë karrige, por u duartrokit kapiteni i ekipit serb kur doli nga fusha?.Por disa fjalë kreu i qeverisë i kishte rezervuar edhe ndaj të gjithë atyre që pas ndeshjes, sipas tij, hodhën vrerë kundër ekipin tonë kombëtar.?Kush nuk ka luajtur ndonjëherë me fanellën nuk mund ta kuptojë. Futbolli nuk tërheq vetëm të mençurit, ka edhe ata që shfryjnë mllefe etnike apo fetare. Ata që u bënë heronj në Beograd trajtohen si pula?.Pavarësisht humbjes me Serbinë, shanset për kualifikim kurrsesi nuk shumëzohen me 0.?Nëse jemi ende në lojë për kualifikim. Nuk kemi qenë asnjëherë në këtë nivel, jo pas humbjes me Portugalinë dhe Serbinë. Ky ekip dhe ky trajner meritojnë mirënjohje?.Shqiptarët, tha kryeministri Edi Rama duhet të jenë krenarë për këtë kombëtare, e cila udhën drejt Europianit Francë 2016 e ka pothuajse të shtruar.

Share This Video


Download

  
Report form