http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Situata në jug të vendit sa vjen e përkeqësohet nga ora në orë, për shkak të reshjeve masive, te cilat kane shënuar edhe viktimën e pare ne Vlore. Luan Qarri ka humbur jetën, pasi makina e tij u rrëmbye nga rrjedha e lumit, ne aksin rrugor Vlore - Orikum, pranë Radhimes. Ende nuk janë zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes, por besohet se Qarri po kthehej ne shtëpi gjate natës, kur vala e përroit e ka shtyre automjetin e tij, duke e përmbysur. Për pasoje ai ka gjetur vdekjen. Trupi i tij u gjet mëngjesin e kësaj te diele. Ndërkohe gjendja ne qytetin e Vlorës vazhdon të jetë e rendë. Shumë rrugë janë përmbytur duke bere të pamundur kalimin. Edhe shumë banesa e biznese janë nen ujë. Policia ka evakuuar 25 persona te 8 familjeve. Tre prej banorëve janë dërguar ne spital. Ndërsa shirat vazhdojnë, ne një pjesë të qytetit dhe ne shuma fshatra mungon energjia elektrike. Nga rrëshqitja e dherave edhe aksi Radhimë-Orikum është bllokuar.