Kryesia e Kuvendit vendosi që nga nesër të gjithë ata që futen në ndërtesën e Kuvendit të kontrollohen nga policia edhe në trup, për të parandaluar futjen në sallën e Kuvendit të çfarëdo mjeti të palejuar. Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli tha në mbledhjen e Kryesisë se ka kaluar një muaj që kur institucioni më i lartë nuk po lejohet nga deputetët e opozitës që të kryejë detyrat dhe përgjegjësitë ndaj qytetarëve.