Kosovë, kontrolle të rrepta në kuvend - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-12-01

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas vendimit të kryesisë së Kuvendit të Kosovës se do të ketë kontroll special për të gjithë deputetët para seancës së të enjtes, përfshi kryeparlamentarin Veseli, kanë reaguar partitë opozitare që në bllok i cilësuan këto si masat e një shteti policor. Përmes një komunikate të përbashkët Vetëvendosje, AAK e Nisma, thekson se këto metoda të dhunshme që cenojnë demokracinë nuk do të pengojnë aksionin opozitar. Ata thanë se protestat e tyre do të vijojnë deri në tërheqjen e qeverisë nga dy marrëveshjet, atë për bashkësinë e komunave serbe me Beogradin dhe atë për kufirin me Podgoricën. Por ndërsa tensioni politik vijon, ka reaguar për herë të parë dhe presidentja e vendit. Duke folur gjatë një aktiviteti në Prishtinë, Ahtifete Jahjaga u ka bërë thirrje palëve që të heqin dorë nga dhuna dhe t?i rikthehen debatit ne kuvend. Por ndërsa partitë opozitarë kërkojë tërheqjen e Prishtinës zyrtare nga pakti për formimin e bashkësisë së komunave serbe, që sipas tyre mundëson formimin e një shteti brenda shtetit në Kosovë, kryeministri Mustafa është angazhuar në Bruksel për të zbatuar këtë marrëveshje. Kreu i qeverisë mbajti një takim me homologun serb në Bruksel nën ndërmjetësimin e zonjës Mongerini.

Share This Video


Download

  
Report form