Reagimi për KLSH në transparenca.al - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-12-02

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qeveria u përgjigjet akuzave te Kontrollit te Larte te Shtetit ne lidhje me marrëveshjen e CEZ. Ne reagim thuhet se vlera prej 95 milionë euro që qeveria shqiptare duhet t?i paguante kompanisë çeke është përllogaritur në bazë të detyrimeve të pastra kontraktuale që pala shqiptare kishte ndaj CEZ. Të gjitha detyrimet, me vlerë të përgjithshme 95 milionë euro, janë të provuara si të tilla dhe të shoqëruara nga kontrata kredie, kontrata furnizimi mallrash dhe shërbimesh. Qeveria e konsideron te pabaze dhe pa asnjë argument ligjor pretendimin e KLSH-se se CEZ i detyrohej shtetit shqiptar 352 milionë euro. Kjo pasi auditimi i kompanisë BDO vlerëson se detyrimi që CEZ kishte ndaj kompanive shtetërore KESH dhe OST është 29 miliardë lekë. Ne reagim hidhet poshtë edhe pretendimi i zhvlerësimit të aksioneve të shtetit shqiptar, që sipas KLSH ka shkaktuar 32 milionë euro dëm. Qeveria shqiptare ka zgjedhur një mënyrë të re për t?iu përgjigjur të gjitha akuzave në adresë të saj, që vijnë nga opozita apo mediat. Transparenca.al, është portal i ngritur nga Këshilli i Ministrave, ku do te ketë reagime zyrtare ndaj pretendimeve per çështje te ndryshme, duke ofruar gjithashtu informacionet përkatëse. Qeveria i kërkon medias qe t?i referohet ne çdo rast këtij portali, ku do te mund te gjeje përgjigjet e plota per çdo çështje.

Share This Video


Download

  
Report form