http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ky është Ardit Ferizi, studenti kosovar i arrestuar ne Malajzi nen dyshimin se ka bashkëpunuar me Shtetin Islamik. Autoritetet malajziane e prangosen te riun, rreth te 20-ve, ne Kuala Lumpur, pas hyrjes ne mënyre te paligjshme ne disa servera, ku ka siguruar nje baze te dhënash kompjuterike dhe informacione personale mbi zyrtarët e sigurisë amerikane, te cilat ua percillte me pas pjesëtareve te ISIS. Studenti i shkencave kompjuterike te nje universiteti privat ne kryeqytetin malajzian, ishte ndaluar ne 15 shtator, por lajmi nuk u be publik me pare. Ferizi ka hyre ne sistemin e nje kompanie amerikane duke siguruar te dhenat personale te 1351 ushtareve amerikane dhe te stafit te qeverise. Ai do te akuzohet per hakerim te kompjuterëve dhe vjedhje te identitetit dhe rrezikon deri ne 35 vite burg. Qe prej gushtit te kaluar kosovari ndodhej ne Kuala Lumpur dhe përgjatë muajve qershor-gusht te ketij viti ai i ka kaluar te dhëna pjesëtarit te ISIS Junaid Hussain te njohur ndryshe si Abu Hussain al-Britani. Ky i fundit me pas i postoi detajet ne internet shoqëruar me nje kërcenim per zyrtaret amerikane.Përmes një deklarate edhe Departamenti amerikan i Shtetit e ka identifikuar të dyshuarin si Ardit Ferizi, i cili do te ekstradohet ne Amerike. Ai besohet te jete kreu i nje grupi hakerash kosovare me emrin Kosova Hacker?s Security.Ndihmësprokurori i përgjithshëm amerikan John Carlin tha se çështja Ferizi ku bashkohet krimi kibernetik dhe akuzat per terrorizëm, eshte e para e ketij lloji, por arrestimi tregon rritjen e përpjekjeve per te luftuar shtetin islamik.