http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Me nje ecje te shkurtër ne kodrat e Liqenit Artificial, drejtues te shëndetësisë, diplomate e sigurisht edhe shume gra, zgjidhen te japin një tjetër mesazh per rrezikun e kancerit te gjirit. Është tetor, muaji i sensibilizimit per këtë sëmundje qe çdo vit prek ne Shqipëri 350 gra ose thëne ndryshe gati 1 çdo dite. Por kanceri qe te çon drejt vdekjes mund te mundet, nëse kapet ne kohe. Një shembull sjell nga Amerika edhe ambasadori Doland Lu. Edhe Ministri i Shëndetësisë beri apel per kontrolle te vazhdueshme jo vetëm gjate muajit tetor. Kanceri i gjirit verifikohet gjate kryerjes se mamografise. Kjo vizite rekomandohet 1 here ne vit per moshat mbi 35 vjeç dhe 2 here ne vit per gratë mbi 50 vjeç. Me te rrezikuarat nga kjo sëmundje jane femrat qe kane historitë familjare me kancer gjiri, ato qe nuk kane lindur fëmije ose qe bëhen nena pas moshës 30 vjeç, duhanpirëset, dhe përdorueset e alkoolit.