http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
U desh prania e prokurorit shqiptaro amerikan Gjon Junçaj që Gjykata e krimeve të rënda të hapte dyert për lejimin e mediave në procesin kundër Rasim Dodës, gjyqtarit të akuzuar për korrupsion. Si për të përfituar nga prezenca e kamerave në sallë, gjyqtari, i cili akuzohet se ka përfituar një shumë prej 80 mijë eurosh në këmbim të një vendimi, deklaroi se është i pafajshëm. Gjyqi në ngarkim të Rasim Dodës u shty për shkak se avokati i tij ishte i sëmurë. Në këtë seancë, do të jepte dëshminë dhe Hasan Bushi personi, i cili ka kallëzuar Dodën për korrupsion. Sipas deklarimeve të Bushit, gjyqtari i kishte kërkuar 80 mijë euro për të marrë një vendim në favor të tij, sa i takon një çështjeje prone. E për ta bërë më të besueshëm vendimin në favor të tij, Doda i kishte dhënë dhe një koppje të vendimit para zhvillimit të seancës.