Opozita: Nuk tërhiqemi për “CEZ” - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-12-02

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Edhe pse mazhoranca nje dite me pare refuzoi qe parlamenti te shqyrtoje brenda 3 javëve projekt-ligjin e PD per hetimin ndërkombëtar te CEZ, opozita ka deklaruar serish se nuk tërhiqet nga zbardhja e kesaj çështje. Nënkryetari i demokrateve Edmond Spaho deklaroi se kjo afere, nuk do te mbyllet pavarësisht strategjive qe po ndjek shumica qeverisëse.?Hetimi do të bëhet. Kjo çështje do të zbardhet deri në fund. Këto para janë pasuria e vendit, me të cilat është bërë pazar për tu mbushur xhepat e Edi Ramës dhe skotës se tij. Nuk janë letra që rriten në kopshtin e saraveje të Surrelit. Janë mundi, djersa gjaku i shqiptarëve. Janë para që nuk shkojnë për rritje rrogash e pensionesh, për rrugë e spitale, për kopshte e çerdhe, për krijimin e vendeve të punës. Janë para që u takojnë shqiptarëve, që u janë marrë me dhunë nga Edi Rama?.Sipas Spahos opozita, nuk është e vetme ne betejën e saj per denoncimin e kesaj marrëveshje pasi edhe Kontrolli i Larte i Shtetit konstatoi se qytetarëve të këtij vendi, u është bërë një dëm prej 479 milionë eurosh.?Këtu përfshihen detyrimet e njohura prej kompanisë, që u falën.Përfshihen edhe 95 milionë eurot që qeveria ia dha në fund në dorë kompanisë, si shpërblim për këtë marrëveshje kriminale.Pra i dha edhe 95 milionë euro, pasi ndau me të qindra miliona euro të tjera.Çdo faktor jashtë këtij pakti, avokatët ndërkombëtar, opozita, shtypi, kontrolli i lartë i shtetit, qytetarët e vendit, e denoncojnë skandalin më të madh financiar të vendit. Vetëm për Edi Ramën kjo është një marrëveshje e mirë dhe e mbron me çdo kusht?.Nje dite me pare mazhoranca duke iu referua rregullores vendosi qe drafti i propozuar nga PD per hetimin ndërkombëtar te CEZ te shqyrtohet nga kuvendi pas dates 5 nëntor, atëherë kur te miratohet program i ri i punës se kuvendit.

Share This Video


Download

  
Report form