http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ky është moment kur Ismail Morina, i njohur si Ballisti, u tregon armen e tij gazetareve britanik, te cilët e intervistojnë. Personi, i cili ka pranuar se ngriti dronin me 14 tetor te vitit te shkuar ne Beograd është shprehur se mban një pistolete me vete. Ne fillim ai thotë se është lodër, por me vone saktëson se e mban per vetëmbrojtje. Pistoleta ne video është e njëjte me atë që iu gjet Morines ne momentin e arrestimit. Media britanike i ka dedikuar një dokumentar rreth 10 minuta ndeshjes Shqipëri - Serbi ku protagoniste jane edhe kapiteni i kombëtares tone Lorik Cana si edhe gazetare serbe. Dokumentari është quajtur ?Armët, dronat dhe flamujt e djegur? duke rikthyer edhe njëherë ne vëmendje, djegien e flamuri shqiptar nga serbi Ivan Bogdanov. Ballist Morina u arrestua përpara ndeshjes Shqipëri - Serbi pasi iu gjeten dy pistoleta. Gjykata ka dhëne ndaj tij masën e sigurisë se arrestit me burg nen akuzën ?armëmbajtje pa leje?.