http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
E gjithë pasuria, shtëpitë, lokalet, bizneset dhe llogarite bankare te shtate biznesmenëve te arrestuar pak ditë me pare per trafik droge, po verifikohen nga Prokuroria. Burime nga grupi hetimor thonë se nje shkrese zyrtare i eshte dërguar bankave si dhe te gjitha zyrave te pasurive te paluajtshme, per te marre informacion ne lidhje me pasuritë e te arrestuarve dhe te familjareve te tyre, qe dyshohet te jene vene nga aktiviteti kriminal. Por Prokuroria ka nen hetim edhe per persona te tjere te përfshire ne trafik. Dyshimet janë per punonjës te Portit te Durrësit, te cilët kane lejuar te kalojnë ngarkesa me lende narkotike ne sasi te mëdha, ne bashkëpunim me punonjës te policisë. Grupi i trafikanteve ishte ne vëzhgim nga Prokuroria e Krimeve te Rënda që ne qershor te këtij viti. Por ndërhyrja u be vetëm ne momentin kur ngarkesa prej 700 kilogramë hashash po behej gati për t?u transportuar. Numrat e telefonave te te gjithë te akuzuarve ishin vene ne përgjim me vendim gjykate qe prej fillimit te muajit tetor e që përbejnë një tjetër provë të rëndësishme të Prokurorisë. Hetuesit e konsiderojnë grupin e goditur si një nder me te fuqishmit ne trafikun e drogës, pasi ai përfshin biznesmenë me lidhje te forta e me prona ne shume rrethe.