Qente e rruges
Qente e rruges jane kthyer ne nje shqetesim te madh e te perditshem te qytetareve pothuaj ne gjithe qytetet e Shqiperise. Ky problem eshte me i dukshem ne Tirane per shkak te numrit te madh gjithnje ne shtim te ketyre kafsheve. Enden rrugeve ne tufa, vecanerisht afer kazaneve te plehrave, disa prej tyre dukshem me semundje lekure. Ka njerez vecanerisht te rinj qe i perdorin per ndeshje me qen pitbull. Angullijne gjithe naten ne zona te banuara duke shqetesuar e trembur banoret. Jane rrezik vecnerisht pr femijet dhe ne oret e nates. Ka njerez qe i ngacmojne vete apo ka edhe qen agresive qe kafshojne duke u bere rrezik per shendetin e popullsise, nga semindje si lshmnjoza e terbimi. Ky problem disavjecar kerkon me shume se kurre nje zgjidhje, por si? Fiksi vendosi ta trajtoje kete ceshtje te debatueshme.
Ne Bashkine e Tiranes thuhet qe jane 10 mije qen endacake.
Intervista me qytetare neper rruge. Disa thone se kjo gje eshte e patolerueshme, qente u kane kercenuar madje edhe kafshuar femije. Te tjere shprehen se po te mos i ngacmosh qente nuk te bejne asgje. Nuk trazojne kerkend, madje jane te mire, sepse jane nje hallke e zinxhirit ushqimor. Hane gjallesa e mbetje qe jane burim infeksionesh.
Interviste me mjeken kirurge, zonjen Lindita Shosha. Ajo tregon se ka shpetuar paciente nga kafshimi i qenve. Njeri prej tyre rrezikonte t'i pritej krahu. Qenve te rruges i duhet gjetur vendi, nuk jam per vrasjen e tyre, thote mjeka. Ne plaget prej qenve kemi gjetur rreth 40 lloj infeksionesh.
Interviste me veterinerin Admir Graçi. Ai thote se Bashkia e Tiranes para se t'i grumbulloje qente ne kapanone ne periferi, duhet te beje nje plan per shpenzimet dhe trajtimin e ketyre kafsheve duke filluar nga vaksinimi dhe ushqimi. Thote se kjo ceshtje ndreqen nese klinika veterinare vaksinojne e sterilizojne qen dhe me pas Bashkia e Tiranes t'i rimbursoje ashtu sic ndodh ne vende te tjera. Qen rruge ka edhe ne Selanik,- thote veterineri.
Interviste me studenten Kornlia Kokona. Kokona e kafshuar nga Pitbulli dhe njekohesisht aktiviste ne mbrojtje te kafsheve, qe tregon pervojen e saj. Ajo vete ka adoptuar 2 qen te rruges.