"Impulset e reja duhen gjithmonë", i është përgjigjur kryetari i LSI-së Ilir Meta, interesit të gazetarëve për ndryshime në qeveri. Duke folur pas një takimi me krerët e koalicionit të majtë, kreu i LSI-së tha se nuk e ka marrë ende letrën e KLSH-së, për të cilën tha se do të konsultohet pasi ta marrë.