Kapet 1 ton drogë në portin e Durrësit - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-12-02

Views 6

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kontrollet e imëta te policisë se Durrësit ne maunen e ngarkuar me dru zjarri, kane zbuluar nje tjetër sasi droge, duke e çuar ne një ton peshën totale te hashashit te fshehur. Bashke me gjetjen e kanabisit, agjentet kane hedhur drite edhe mbi mënyrën se si do te funksiononte dorëzimi i mallit ne Itali. Burime te policisë, thane se ne çdo pako me hashash, kishte nje letër bixhozi, e cila do te shërbente si kod komunikimi me pritësit e drogës. Ne mbyllje të operacionit ?Poker?, policia ka arrestuar tre persona. Albert Doku 51 vjeç, Ervin Pëllumbi 36 vjeç dhe Gani Bushati 55 vjeç, janë marre ne pyetje. Ata akuzohen për veprën penale të ?trafikimit të narkotikëve? e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë. Në cilësinë e provës materiale, policia ka sekuestruar kamionin dhe trajlerin e ngarkuar me dru, 4 aparate celular dhe një sasi prej 2.150 eurosh. Aksioni i policisë erdhi pas informacioneve te marra ne rruge operative, ndërkohë qe agjentet dyshojnë se ne rrjetin e trafikanteve te lendes narkotike jane përfshire edhe persona te tjere brenda portit te Durrësit.

Share This Video


Download

  
Report form