?Jam gay, por nuk jam përbindësh?. Krzysztof Charamsa, ish-kleriku i Vatikani i shpallur i ?padenjë për veladonin? e i shkarkuar nga posti që mbante, pasi deklaroi publikisht homoseksualitetin e tij, është vënë edhe një herë në qendër të vëmendjes mediatike, si me intervistën ku nuk mohon hapur planet për t?u martuar me të dashurin e vet, ashtu dhe me letrën e drejtuar Papa Françeskut, ku akuzon Kishën se ua bën jetën ?ferr? milionave homoseksualëve katolikë në mbarë globin.