Paqe në Kuvendin e Kosovës - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-12-02

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
U desh mbërritja e presidentit austriak Heinz Fishcher qe te rikthehej paqja ne kuvendin e Kosovës. Edhe deputetet e opozitës qe prej disa javësh kishin bllokuar seancat parlamentare duke përdorur gaz lotsjellës, ndodheshin ne salle per te dëgjuar fjalimin e tij. Por megjithëse e dëgjuan me respekt, ne vendet e rezervuara per ta kishin vendosur dy parrulla, ku shkruhej: ?Zoti president, kujdes shpinën, pas teje janë gënjeshtaret e korruprtuar dhe mjaft me dorëzimin përpara hegjemonisë serbe?. Kjo nuk e shqetësoi presidentin austriak, qe vijoi fjalimin duke përcjelle mesazhet e tij për politiken.?Parlamenti është bërthama e demokracisë se nje vendi. Kur ai funksionon mire, edhe demokracia funksionon mire, por kur parlamentarizmi ka probleme edhe demokracia ka probleme. Une do te apeloj te respektoni pluralizmin politik, te respektoni kushtetutën dhe shtetin ligjor. Demokracia nuk është perfektë, por duhet ta zhvillojmë. Nese krijojmë nje sistem te qëndrueshëm ekonomik kjo demokraci do te funksionoje me mire?.Presidenti me nje përvoje te gjate ne parlamentin austriak dha shembuj te funksionimit te demokracisë ne vendin e tij dhe te kapërcimit te situatave te tensionuara mes vendeve ne Europe shekullin e kaluar, duke kërkuar te njëjtën gje edhe per raportet e Kosovës me Serbinë.?Ne këmbëngulim qe marrëveshjet e arritura ne Bruksel te zbatohen tërësisht. Ne politiken e jashtme te Kosovës duhet te jete prioritet rruga drejt integrimit Europian. Konflikti franko-gjerman duhet marre si shembull per raportet paqësore mes shteteve. Kosova është ftuar te jete pjese e familjes europiane. Per integrimin nuk duhen vene data, por duhet nje rruge e sigurte qe te sjelle anëtarësimin?.Gjate fjalimit, presidenti austriak u ndal edhe tek kriza e emigranteve, ku theksoi se objektivi i BE është qe edhe shtetet e Ballkanit qe nuk jane anëtare te përfshihen ne kete problematike e t?i përgjigjen kësaj sfide, me angazhim te përbashkët.

Share This Video


Download

  
Report form