KLSH raport kuvendit për “CEZ” - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-12-02

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kontrolli i Lartë i Shtetit nuk tërhiqet nga akuzat ndaj Ministrit të Energjisë dhe Avokates së Shtetit për çështjen e zgjidhjes së mosmarrëveshjes me CEZ. Vizion Plus ka siguruar një raport që KLSH ka çuar në kuvend, ku i tregon Komisionit të Ekonomisë gjetjet që ka bërë gjatë kontrollit të ushtuar në Ministrinë e Energjisë gjatë kohës që negociohej çështja me kompaninë çeke. Një nga shkeljet e para që janë gjetur është fakti që grupi negociator është ngritur me urdhër të kryeministrit, por në këtë grup mungon një anëtar nga enti rregullator.?Çuditërisht, në grupin e punës nuk është përfshirë ERE, i cili kishte qenë autoriteti kryesor që kishte shqyrtuar dhe kishte marrë vendimin për heqjen e licencave të CEZ Shpërndarje sh.a dhe gjithashtu institucioni i Avokatit të Shtetit, i caktuar më parë si koordinatori i Shtetit Shqiptar për zgjidhjen e mosmarrëveshjes, kalon në cilësinë e një anëtari të thjeshtë të grupit të punës.?KLSH vijon më tej, duke thënë se nuk ka gjetur asnjë procesverbal të mbajtur nga 14 anëtarët e grupit negpociator, ku të dokumentohen negociatat që janë bërë me çekët.?Nga auditimi rezultoi një mungesë totale dokumentacioni, për sa i përket evidentimit të negociatave të zhvilluara, prej rreth 6 muajsh, ndërmjet grupit të punës dhe CEZ a.s, duke mos mbajtur minimalisht as edhe ndonjë Procesverbal në lidhje me mbledhjet e grupit të punës apo takimet e zhvilluara të negocimit.?Kontrolli i Lartë i Shtetit thotë se i ka dërguar një shkresë Avokaturës së Shtetit për të marrë dokumentacionin e negociatave, por në përgjigje të letrës avokatura ka thënë se:?Në kushtet kur Avokatura e Shtetit është përfaqësuar vetëm me një prej anëtarëve të grupit dhe Kryetar ka qenë Ministri i energjisë, menaxhimi i këtyre takimeve nuk është bërë nga anëtari i grupit të punës (Avokati i Përgjithshëm) pasi nuk ka qenë detyrë e tij?.Në auditin e ushtruar nga KLSH, theksohet se edhe grupi negociator ka marrë përsipër të përfshijë si detyrim të palës shqiptare në marrëveshje riskun e procesit gjyqësor me firmën DIA. Eksperti që ka bërë auditin e kompanisë thekson në një letër të tij se ka gjetur fakte se kompanitë e mbledhjes së borxhit janë kontraktuar pa tender dhe se disa prej tyre kanë qenë të regjistruara në British Virgin Islands. Shqetësimi nuk është se nuk dihen se cilët janë pronarët e tyre, thotë eksperti.?Nisur nga fakti se kontratat me MERCL dhe DIA janë të nënshkruara vetëm nga administratorët e kompanisë dhe jo nga bordi i mbikëqyrjes së CEZ a.s, mungesës së evidencës nga CEZ Shpërndarje sh.a për shumën e mbledhur nga kompanitë, faktit që shumat e mbledhura nuk kuadrojnë me shumat e faturave të deklaruara me vonesë, të forcohet bindja që konflikti CEZ Shpërndarje sh.a dhe DIA është prologu i skemës së mashtrimit të ngritur nga DIA në bashkëpunim me administratorët e CEZ Shpërndarjes sh.a, skemë që nuk u auditua as nga administratori i përkohshëm as...

Share This Video


Download

  
Report form