Komisioni i Venecias, të hënën në Tiranë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-12-02

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Reforma ne drejtësi sjell te hënën ne Tirane një delegacion te Komisionit te Venecias. Gjate vizitës dy ditore përfaqësuesit e këtij organi te rendesishem te Këshillit te Europes per çështjet e legjislacionit do te kenë nje axhende mjaft te ngjeshur. Raportuesit pritet takojnë Presidentin e Republikës Bujar Nishani, Kryeministrin Edi Rama, kryeparlamentarin Ilir Meta, kreun e Gjykatës Kushtetuese, Ministrin e Drejtësisë, Fatmir Xhafen ne cilësinë e kryetarit te Komisionit te Posaçëm per Reformën ne Drejtësie. Ne axhende është planifikuar edhe takimi me anëtaret e Partisë Demokratike ne ketë komision. Te gjithë aktoret politike ne Shqipëri e kane pranuar komisionin e Venecias, si arbitrin e reformës ne drejtësi. Ne Komisionin e Venecias kane mbërritur tashme drafti i ndryshimeve kushtetuese i hartuar nga ekspertet, opinioni i hartuar nga përfaqësuesit e opozitës, si dhe disa amendamente te Lëvizjes Socialiste per Integromi. Ne datën 24 tetor Komisioni i Venecias dëgjoi ekspertet qe kane punuar per draftin e ndryshimeve kushtetuese, pasi kryetari i Komisionit per Reformën ne Drejtësi, Fatmir Xhafaj, vendosi te mos paraqitej ne mënyre qe te shmangte politizimin e reformës. Pritet qe ne muajin dhjetor Komisioni i Venecias te jape edhe opinionin e tij për 58 ndryshimet e Kushtetutës, te hartuara nga ekspertet, te cilët punojnë pranë Komisionit te Posaçëm per Reformën ne Drejtësi.

Share This Video


Download

  
Report form