Ulja e normës së interesit - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-12-02

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Për herë te parë ekonomistët kundërshtojnë lëvizjet e Bankës Qendrore në uljen e normës së interesit të lekut. Nëse në raste të tjera, lehtësimi i politikës monetare është mbështetur si një mekanizëm që i jep frymëmarrje ekonomisë, Selami Xhepa dhe Arben Malaj thonë se interesi i lekut në nivelin 1.75% bie vetëm në kurriz të qytetarëve. Sipas tyre, borxhi i qeverisë lehtëson kostot e tij, por në momentin që janë rritur disa taksa, konsumatorit i pakësohen ato pak të ardhura që merr çdo vit nga kursimet. Ekspertët sqarojnë se edhe pse është ulur shpesh herë norma e interesit, ajo nuk ka nxitur kredinë në ekonomi. Ata bëjnë thirrje që Banka e Shqipërisë duhet të shohë alternativa të tjera: që nga komunikimi me sipërmarrësit dhe deri te bashkëpunimi me qeverinë për të bërë reformat e duhur dhe për të përmirësuar klimën e të bërit biznes. Kjo ishte hera e 14-të radhazi që Banka Qendrore uli normën e interesit të lekut, duke ezauruar në limite fuqinë e saj për të ndërhyrë në treg. Sipas ekonomistëve lehtësimi monetar që ka ndjekur Banka Qendore evropiane nuk është një argument që e njëjta gjë duhet të ndodhë edhe në Shqipëri, pasi kushtet ekonomike këtu janë ndryshe nga ato të tregjeve evropiane.

Share This Video


Download

  
Report form