Parlamenti miraton buxhetin faktik - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-12-02

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas 15 ore debatesh, ne orën 1 e 20 te mëngjesit, maxhoranca ka miratuar e vetme buxhetin faktik 2014. Kryeministri Edi Rama mbrojti draftin, duke theksuar se gjate vitit 2014 të ardhurat u rritën me 395 milionë dollarë, qe janë me shume se te ardhurat qe ka mbledhur e djathta ne 5 vite rreshtEdi Rama:Të ardhurat e buxhetit arritën 26,3% të Prodhimit të Brendshëm Kombëtar, ndërkohë që ju e latë qeverinë me një shifër qesharake, 24,1% të Prodhimit të Brendshëm Kombëtar. 24,1% është jo shifra më e ulët, se ende duhet ta rrisim për t?u vënë në të njëjtën vijë me të gjithë rajonin, por është një shifër e papërfillshme. Ndërkohë që raporti i krijuar në vitin 2014, i të ardhurave përkundër Prodhimit të Brendshëm Kombëtar është më i miri, më i shëndetshmi dhe më i larti në të gjithë ecurinë e ekonomisë sonë nga viti 1990, duke përjashtuar 2008-ën, që ka brenda dhjetëra miliardat e rrugës së Kombit.Por opozita i ka lexuar ndryshe shifrat e buxhetit faktik, te cilat sipas deputeteve demokrate tregojnë se qeveria ka dështuar me politikat ekonomike, e për me tepër drafti tregon se e majta i ka braktisur tërësisht premtimet e saj elektorale.Ridvan Bode:E para se nuk është e vërtetë se të ardhurat e vitit 2014 kanë rritjen më të lartë të arritur ndonjëherë (12.1%), pasi në vitin 2006 janë rritur më shumë (12.4%), vit kur taksat mbi biznesin e madh u ulën 2.5 herë dhe mbi biznesin e vogël 2 herë, dhe në vitin 2008 edhe më shumë (15.8%) dhe në këtë vit po ashtu u ul me 2 herë taksa mbi punën dhe u hoqën fare rreth 20 taksa e tarifa të tjera. E dyta sepse rritja e të ardhurave në vitin 2014 është bazuar tërësisht në rritjen e taksave. Vetëm masa e taksave të reja që shpallët, rritja me 50% e taksave mbi biznesin si dhe rritja e taksave mbi qytetarët në formën e taksave mbi karburantet etj.Pjese e debateve për buxhetin faktik janë bere edhe shpenzimet e drejtuesve te shtetit gjate qeverisjes se PD dhe sot.Edi Rama:Sa për turist, turist kemi pasur dikë tjetër, Kryetaren e Kuvendit, e cila në tetë vite i ka kushtuar taksapaguesve 180 mijë euro dhe 15 mijë dollarë, vetëm për të njëjtat shpenzime. Pra, një kosto e madhe. Ndërkohë që ka qenë një turiste me kosto edhe brenda vendit, duke i kushtuar shqiptarëve 160 mijë dollarë brenda vendit. Vetëm makinat e saj kanë konsumuar 124 mijë litra karburant. Duke llogaritur që ka pasur katër makina, i bie që çdo ditë të katërt makinat kanë harxhuar nga 20 litra karburant dhe për 2 900 ditë rresht në detyrë, Kryetarja e Kuvendit paska bërë 160 kilometra në ditë, brenda vendit, pa llogaritur miljet.Me 76 vota pro maxhoranca miratoi edhe shqyrtimin me procedure te përshpejtuar te projekt-ligjit te pronave, i cili ka hasur ne kundërshtimin e forte te ish-pronareve, por edhe te opozitës.

Share This Video


Download

  
Report form