Hahn flet në Kuvendin e Kosovës - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-12-02

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Bllokimi i parlamentit nuk është rruga qe duhet te ndjeke opozita ne Kosove. Komisioneri per Zgjerimin Johannes Hahn gjate nje fjalimi përpara ligjvënësve kosovare, dënoi aktet e dhunës ne seancat e fundit te kuvendit dhe apeloi per dialog mes palëve.?Bllokimi dhe dhuna nuk kane vend ne sistemin demokratik. Ata qe e bëjnë ketë e kane humbur argumentin përpara nisjes se debatit. Respekti per institucionet demokratike do te thotë se duhet t?i debatoni propozimet ne mënyre te hapur dhe t?i shqyrtoni ato pa bllokim ne ketë shtëpi, qe është kuvendi. Respekti për parimet demokratike do të thotë se ky kuvend do të luaje rol në balancimin e pushtetit, por vetëm me mjete demokratike.?Opozita ishte e pranishme ne salle për te dëgjuar porosite e komisionerit, por ashtu si ne rastin e fjalimit te presidentit austriak Fisher, zgjodhi parullat per te kundërshtuar marrëveshjet me Serbinë. ?Marrëveshjet e padrejta s?duhet të kalojnë?, A është ndarja etnike nje vlere europiane??, shkruhej ne to. Megjithatë, komisioneri Hahn kishte edhe nje apel për vazhdimin e dialogut me Beogradin.?Kosova duhet te zbatoje marrëveshjet qe ka arritur me Serbinë e te vazhdoje me marrëveshje te reja. Kjo përfshin edhe vendime te vështira dhe kërkon kurajo, por kompromiset duhet te mbrohen dhe Kosova ka treguar se mund t?ia dale mbanë. Ajo e ka kuptuar se dialogu është ne interes te saj. Kam nje apel, qe te gjithë t?a shohin dialogun jo si pengese, por si mundësi per integrimin. Kosova do te humbëse shume, nëse nuk merr pjese ne dialog.?Pasi përmendi përfitimet qe rrjedhin per Kosovën nga nënshkrimi i MSA-se dhe theksoi rendësine e zbatimit te saj, Hahn u ndal edhe tek çështja e liberalizimit te vizave. Rekomandimi i Komisionit Europian sipas tij, do te varet nga progresi i vendit dhe zbatimi i kritereve te kërkuara. Gjate vizitës ne Kosove Hahn u takua edhe me presidenten Jahjaga dhe kryeministrin Mustafa.

Share This Video


Download

  
Report form