Opozita në Kosovë do bllokojë buxhetin - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-12-02

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Bllokimi i kuvendit te Kosovës nga opozita nuk do te ndalet as ne seancën, ku do te miratohet buxheti per vitin 2016. Përfaqësues te Aleancës per Ardhmërinë e Kosovës deklaruan se nuk do te dorëzohen, derisa qeveria te heqë dore nga marrëveshja per Bashkësinë e Komunave Serbe dhe ajo e kufirit me Malin e Zi. Projektligji për Buxhetin për vitin e ardhshëm u miratua pak ditë me pare nga qeveria e Kosovës dhe per miratimin e tij nevojitet shumice e thjeshte ne kuvend. Opozita ka grumbulluar firmat e 200 mije qytetareve qe kundërshtojnë dy marrëveshjet dhe e ka dorëzuar peticionin me to ne parlament javën e kaluar, por kryeparlamentari Kadi Veseli deklaroi per gazetaret se ne adrese te këtij institucioni nuk ka mbërritur asnjë peticion. Opozita pritet t?ia dorëzoje peticionin dhe institucioneve dhe ambasadave te rëndësishme. Ne seancat e fundit te kuvendit punimet janë ndërprere, pasi deputete te opozitës kane hedhur gaz lotsjellës ne shenje kundërshtimi per dy marrëveshjet qe i konsiderojnë te dëmshme per vendin.

Share This Video


Download

  
Report form