http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ambasadori gjerman ne Tirane nuk ka asnjë dyshim, pengesa kryesore e zhvillimit të Shqipërisë është korrupsioni i larte qe ka kapur sidomos drejtësinë. Në një seancë informuese në Komisionin e Jashtëm, Hellmut Hoffman, tha se duhet bërë më shumë për zbatimin e ligjit. Korrupsioni duket te jetë edhe një nder arsyet e fluksit të lartë të azilkërkuesve shqiptare. Vetë ambasadori theksoi se ndër ata qe kanë ikur, ka edhe njerëz të mirepaguar. Ndryshe nga çfarë kane deklaruar autoritetet shqiptare, për diplomatin gjerman Tirana zyrtare ka bere pak për frenimin e eksodit. Duke nënvizuar përkrahjen gjermane në integrimin evropian, Hofman tha se gjuha e ashpër e akuzave politike nuk e ndihmon procesin.