Vrasja për borxhet në Linzë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-12-02

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Vrasja e nje dite me pare ne lokalin e Linzes ne Tirane ka ndodhur per çështje borxhesh. Policia ka zbardhur detajet e ngjarjes dhe dinamiken e saj. Elvis Martini se bashku me tre persona te tjerë, kane shkuar ne lokalin Muraga. Nga te dhënat e fundit te policisë, dyshohet se Martini i kishte dhënë borxh nje shume te konsiderueshme parash Ismet Gaxherrit. Pasi pret per gati dy ore dhe Gaxherri nuk paraqitet, Martini del nga ambientet e lokalit e konfrontohet me te. Ne ambientet e parkingut te lokalit, ku ndodhi edhe përplasja mes protagonisteve te kësaj ngjarjeje, Gaxherri shoqërohej me viktimën Enton Nikaj, ndërkohe qe pas sherrit me grushte ky i fundit ndërhyn per t?i ndare. Ne kete moment, njeri prej tre personave qe shoqërohej me Martinin nxjerr pistoletën dhe qëllon. Nga sulmi me arme mbeti i vrare Nikaj dhe Gaxherri u plagos pasi u qellua me qytën e pistoletës.

Share This Video


Download

  
Report form