http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kur mbare bota është tronditur nga sulmet terroriste ne zemër te Francës, ne Shqipëri dhe faqet elektronike qarkullojnë libra qe nxisin hapur terrorizmin.Çdo musliman duhet te jete terrorist. Terrorist është ai person apo individ i cili shkakton tmerr/terror.Keshtu shkruan ne librin e tij Zakir Naik, nje mjek musliman nga India qe punon ne fushën e thirrjes për islam. Libri me titull ?Përgjigje jo muslimane ne pyetjet me te shpeshta per islamin? është përkthyer ne gjuhen shqipe qe ne vitin 2010. Ai ka nje tirazh prej 500 kopjesh dhe mund te gjendet edhe online. Krahas shpjegimeve per islamin, ne faqen 47 te librit autori Naik, citon se ?muslimanet janë terroriste dhe fundamentaliste?. Me tej ai shkruan:?Çdo musliman duhet të jetë terrorist. Terrorist është ai person apo individ i cili shkakton tmerr/terror. Në çastin kur hajduti shikon policin, ai do të llahtariset. Për vjedhësin, (hajdutin) polici është terrorist. Ngjashëm me këtë, çdo musliman duhet të jetë terrorist kur janë në pyetje faktorët armiqësorë të shoqërisë, hajdutët dhe përdhunuesit. Sa herë që muslimani vëren ndonjë veprim të tillë kundër-shoqëror, ai duhet tmerruar?.Nxitja e terrorizmit përmes librave te botuar ne gjuhen shqipe është denoncuar nga shkrimtarja Flutura Açka ne adresën e saj ne Facebook.?Ne mes te Parisit, dje, nje te premte te zeze vriten dhjetëra njerëz nga terrorizmi, ne mes te Tiranës shiten libra? si ky qe po publikoj. Dhe prape mbrëmë pati deklarata se sa shume përpjekje paskemi bere kundër Terrorizmit. Libra si ky shiten qete-qete ne panair, ne shqip e pa takse??Te pyetur nga Vizion Plus organizatore te Panairit te Librit thonë se nuk kane dijeni per praninë e tij ne stendat e botuesve. Ndërkohe, Komuniteti Musliman Shqiptar ka reaguar ne lidhje me këtë botim. Sipas qëndrimit zyrtar, komuniteti distancohet ndaj çdo mendimi, botimi apo artikulimi qe përçon vlera negative dhe armiqësore ndaj vlerave islame dhe ato universale. Për ta çdo qëndrim qe përmban shenja te dhunës dhe armiqësisë, nuk përligjet nga feja islame.