http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nga Erseka, ku iu bashkua ceremonisë se nderimit te viktimave te Parisit, kryetarja e Komisionit te Jashtëm, Arta Dade, ka dënuar sulmet e përgjakshme, duke theksuar se terrorizmi, nuk ka lidhje me asnjë fe. Sulmet në Francë, sipas Dades, ishin të llogaritura për të goditur vlerat evropiane te demokracisë. Dade qe ndodhej ne Erseke për një aktivitet partiak, ndezi qirinj në nderim të viktimave, së bashku me nxënës te shkollës së mesme, veterane dhe banore të qytetit.