Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta mori pjesë në aktivitetin për dhënien e çmimit ?Vullnetari i Vitit 2015?. Duke folur gjatë aktivitetit, Kryetari i Kuvendit tha se Dita Ndërkombëtare e Vullnetarizmit na fton të gjithëve që të reflektojmë dhe të kthejmë vëmendjen tek rëndësia dhe angazhimi dhe pjesëmarrja e secilit prej nesh.
Ilir Meta: Sot është një ditë shumë e rëndësishme, sepse është dita Ndërkombëtare e Vullnetarizmit, e cila na fton të gjithëve që të reflektojmë, sidomos ne anëtarëve të Parlamentit, dhe të kthejmë vëmendjen tek rëndësia dhe angazhimi dhe pjesëmarrja e secilit prej nesh, ndryshimet që ne kërkojmë të ndodhin në komunitetet tona, në shoqëri dhe në vendin tonë.Shqipëria ka shumë nevojë për këtë dimension social dhe pozitiv, i cili bazohet te kontributi për një të ardhme të përbashkët. Ndaj sot dua t?ju shpreh gjithë vlerësimet më të mira për organizimin e këtij takimi ku ju do të vlerësoni mes jush atë vullnetar, që ka spikatur më shumë për gjatë gjithë vitit, por njëkohësisht përfaqëson misionin tuaj të përditshëm.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/vullnetari-i-vitit-2015-meta-dita-qe-te-gjithe-duhet-te-reflektojme/