Kamera e TCH ka shkuar rreth 88 kilometra nga qyteti i Shkodrës, drejt një destinacioni me bukuri të rralla e me mundësi të jashtëzakonshme turistike. Një vendi, që nëse do të ishte pjesë e Francës, Austrisë, Zvicrës e kudo tjetër, do të gjendej në të gjitha kartolinat, që do të shpërndaheshin në të gjithë Europën. Ndërsa në Shqipëri, ai nuk është reklamuar kurrë aq sa duhet. Shkojmë në Lëpushë...