http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministria e Bujqësisë do të heqë akcizën e naftës për të gjithë fermerët. Nëse deri tani kjo masë lehtësuese vlente vetëm për serrat me ngrohje dhe karburantin që përdorej për peshkimin, ministri Panariti njoftoi se do të shtrihet për të gjithë ata që merren me bujqësi. Por shoqatat e fermerëve kanë ngritur shqetësimin se fondet që jepen nga Ministria e Bujqësisë për të subvencionuar këtë sektor, jo gjithmonë shkojnë në dorën e bujqve. Për këtë, kreu i këshillit të agrobiznesit kërkoi që të gjithë fermerët të pajisen me kartën elektronike. Ministri bëri thirrje që të gjithë fermerët të formalizohen, pasi vetëm duke u regjistruar do të mund të përfitojnë nga paratë që jep buxheti i shtetit për ta.