Debat në Kuvend për ndryshimet në Kodin Penal - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-12-08

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
3 muaj pas nisjes se aksionit kundër informalitetit, ne seance plenare kane mbërritur ndryshimet ligjore qe rrisin dënimin deri ne 10 vjet burg për bizneset dhe punonjësit e doganave e tatimeve qe bëjnë evazion apo kontrabande. Por per opozitën këto ndërhyrje ne Kodin Penal janë te papranueshme, pasi përkeqësojnë klimën ndaj biznesit e Sali Berisha nuk ka nguruar ta cilësoje kete draft nje spastrim etnik. Por ish-kryeministri Majko ka mbrojtur vizionin e qeverise se ashpërsimi i dënimeve te parashikuara nga ligji iu vjen ne ndihme biznesit te ndershëm. Por e enjtja është e vetmja dite e javës kur Sali Berisha ka mundësi t?i drejtohet parlamentit dhe qytetareve e per ketë arsye, ish-kryeministri nuk ka folur vetëm per rendin e ditës, por ka denoncuar aktin e qeverise per dekorimin e persekutoreve te regjimit komunist, mes te cilëve edhe personin qe ka torturuar at Zef Pellumbin. Nje çështje tjetër akuze ndaj qeverise, Berisha ngriti edhe per qëndrimin e Tiranës zyrtare ndaj zhvillimeve ne Kosove, qëndrim, i cili sipas tij është i njëanshëm dhe i dënueshëm. Sali Berisha nuk është i vetmi qe i kërkoi Tiranës te mos përfshihet ne ngjarjet ne Kosove, pasi edhe kryeministri Isa Mustafa mbajti një qëndrim te tille pak dite me pare.

Share This Video


Download

  
Report form