Biznesi kundër masave shtrënguese - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-12-08

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas miratimit të Kodit Penal në Kuvendin e Shqipërisë, si dhe buxhetit dhe ndryshimit të disa taksave, ekspertët e ekonomisë dhe shoqatat e bizneseve bashkohen njëzëri dhe i kërkojnë qeverisë të tërhiqet nga këto variante. Ish-ministri i financave Arben Malaj tha se qeverisja nuk bazohet te agresiviteti, pasi kjo vetëm dëmton klimën e biznesit. Ndërsa kreu i shoqatës së bizneseve të vogla, Nikollaq Neranxi ka vendosur alarmin për gjobat marramendëse që janë vënë këto 10 ditë tek tregtarët. Më e moderuar në kritikat e saj ndaj qeverisë ka qenë Dhoma Amerikane. Megjithatë përfaqësuesi i saj tha se Shqipëria mund të bëjë më shumë për t?i dhënë siguri investitorëve të huaj që vijnë në Shqipëri, duke nisur që nga siguria e pronës private. Ashpërisimi i masave të gjobave dhe dënimeve penale ka vënë në alarm biznesin në Shqipëri, shoqatat janë duke u përgatitur për të çuar në Kushtetuese edhe ndryshimet që u bënë një ditë më parë në Kodin Penal.

Share This Video


Download

  
Report form