http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Korça është padyshim një nga vendet ku pushimet dimërore marrin një tjetër pamje. Gjatë gjithë muajit te fundit te vitit, qytetaret vendas dhe vizitorët do të kenë mundësi të marrin pjesë në aktivitete artistike, panaire me prodhime vendase, si dhe do të organizohen koncerte te shumta. Me një atmosferë festive, mijëra banorë të Korçës të mbledhur në ?Pazarin e Ri? të qytetit, kanë mirëpritur mbrëmjen e së hënës hapjen e sezonit turistik dimëror. Ata kanë përshkruar në këmbë të gjithë pazarin, i cili përgjatë këtij muaji do te quhet ?Rruga e Dritave?, kjo për shkak te një dekori që vjen krejt ndryshe ngaherët e tjera. Për kryetarin e bashkisë, Sotiraq Filo, Pazari është padyshim një nga vlerat me të mëdha të trashëgimisë kulturore. Në çeljes të sezonit turistik dimëror, organizatoret për herë të parë, kanë sjell në një koncert emrat më të njohur të muzikës së lehtë.