http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Para dhjetëra mijëra protestuesve kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka kërkuar largimin e qeverise Rama dhe mbajtjen e zgjedhjeve te parakohshme ne këtë tubim, qe e cilësoi nje referendum te qytetareve te lire.?Largimi i qeverisë Rama-Meta është zgjidhja.Qeveria teknike është zgjidhja.Çlirimi i vendit nga duart e kusarëve është zgjidhja.Zgjedhjet e reja me rregulla demokratike të shkruara e të zbatuara, është zgjidhja?.Lideri i opozitës ka hequr paralele mes protestës se opozitës dhe lëvizjes studentore qe rrezoi regjimin komunist.?Na ka thirrur në këtë mision të ri 8 dhjetori i vitit 1990, dita kur studentët e lavdishëm të Universitetit të Tiranës shpërthyen Lëvizjen studentore demokratike për Shqipërinë si gjithë Europa.Liri nga Tirania komuniste, ishte thirrja e tyre.Liri nga Tirania e krimit, e korrupsionit dhe e padrejtësisë është thirrja jonë.Ikni, largohuni shporruni!??Sipas Bashes nje qeveri qe vjedh, qe ka lidhje me trafikantet e qe mendon vetëm per pasurimin e klientëve te saj nuk meriton te drejtoje me vendin.?Ç?janë këta që janë lëshuar si hordhi me kërbaç në dorë kundër popullit të tyre duke u mburrur se po bëjnë shtet. Po bëjnë shtetin e tyre, shtetin ku pushteti i tyre është i veshur me krim, e krimi me pushtet. Shtet ku ligjin e bëjnë narkotrafikantët, tutorët me të cilët ndajnë paratë. Shtet ku i pamunduri kalbet në burg për një kupon dhe kryehajdutët sa më shumë vjedhin aq më shumë kapardisen. A është ky shteti ynë? Ky është shteti i tyre, e nuk mund të jetë e nuk është kurrë shteti ynë. Të ikin, të largohen, të shporren!?Ndryshe nga protestat e tjera ku numri i fjalimeve ka qene i kufizuar, ne këtë tubim ishin te shumte qytetaret dhe politikanet qe iu drejtuan mbështetësve te opozitës, por ai qe ra ne sy ishte ish-nënkryetari i PD Astrit Patozi dhe aleati Agron Duka.