Shoqatat e turizmit kundër taksës së fjetjes - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-12-10

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Bizneset ne fushën turistike, ngrëne shqetësimin se qeveria nuk po e stimulon këtë sektor, madje përkundrazi, po e rendon me tej me taksa. Vendim i fundit i Komisionit te Ekonomisë, per te vendosur tarifën prej 350 lekësh per hotelet me 4 deri 5 yje ne Tirane dhe Durrës, vlerësohet si një mase e nxituar dhe aspak e argumentuar. Ky nivel nuk aplikohet ne asnjë vend te rajonit. Ndërkohe qe per hotelet me 3 yje, taksa do te jete 140 leke, ndërsa për bujtinat 70 leke. Por vjelja e kësaj tarife shoqërohet me pikëpyetje, pasi nga rreth 1200 hotele vetëm 38 prej tyre janë te klasifikuar me yje. Nisur nga kjo situate e re, bizneset e fushës, tashme po lënë ne një plan te dyte kërkesën e tyre te përhershme, ate te uljes se TVSH me 10%. Kjo do te thotë se aplikimi i këtyre tarifave te reja nga viti 2016, do te shoqërohet edhe me rritje te çmimeve, çka për këtë sektor, përben një hap pas ne përmirësimin e klimës se investimit.

Share This Video


Download

  
Report form