Ndërtuesit kundër rritjes së taksës së infrastrukturës - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-12-10

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Rritja e taksës së ndikimit në infrastrukturë për zonën e Tiranës nga 4 në 8 %, do të rritë koston e ndërtimit të pallateve dhe në fund çmimin për qytetarët. Shoqata e ndërtuesve i bën thirrje qeverisë dhe Bashkisë së Tiranës, që të tërhiqet nga kjo nisëm, e cila nuk është konsultuar më parë me ta. Arben Dervishaj thotë se për më tepër, nuk ka asnjë justifikim rritja e kësaj takse për sa kohë bashkia e kryeqytetit edhe gjatë drejtimit nga Basha, por edhe në këtë periudhë, nuk ka bërë asnjë investim të ri në infrastrukturë. Ndërtuesit kanë probleme me kanalizimet, rrjetin elektrik, por dhe rrugët të cilat në shumë raste, duhet t?i rregullojnë vetë. Sektori i ndërtimit ka qënë një prej degëve të ekonomisë që ka ndier më shumë krizën. Një pjesë e mirë e kompanive, kanë dale edhe me humbje në disa zona, pasi i kanë shitur apartamentet nën kosto. Një tjetër problem për ndërtuesit është se 50 % të ndërtimit, i takon pronarit të truallit dhe ata paguajnë taksat edhe për këtë kategori. Edhe pse shoqata ka bërë disa shkresa drejtuar Ministrisë se Financave për këtë problem, ende sot nuk ka marrë asnjë përgjigje.

Share This Video


Download

  
Report form