A po sillemi vazhdimisht në rreth vicioz politik dhe a po ndryshon diskursi por edhe vija politike e shqiptarëve në Maqedoni. Kjo është tema e debatit të sontëm në Rruga drejt... në Alsat, ku të ftuarit e gazetares Arta Tahiri janë Bujar Osmani, zëdhënës i BDI-së, Zylfi Adili, deputet dhe përfaqësues i partisë Uniteti dhe Vesel Memedi, kryetar i RDK-së. Për herë të parë në debatin e sontëm ballafaqohen BDI dhe Uniteti.