Pronat, KiE kërkon të dijë mbi c’baza do të bëhet vlerësimi për kompensimin - Ora News

Ora News Lajme 2015-12-12

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës në mbledhjen e mbajtur më 8 dhe 9 dhjetor në Strasburg i kërkon autoriteteve shqiptare të plotësojnë me akte nënligjore ligjin për kthimin dhe kompensimin e pronave.
Duke vlerësuar draftin e qeverisë Komiteti i Ministrave të Këshillit të Europës ftuan autoritetet të shpjegojnë se mbi c?baza do të bëhet vlerësimi për kompensimin e pronës, mbi cfarë harte do të punohet si dhe cila do të jetë metodologjia e saktë mbi të cilën do të zbatohet ligji.
Nga ana tjetër autoritetet europiane gjatë mbledhjes së zhvilluar në Strasburg ku mori pjesë edhe avokatja e shtetit Alma Hicka inkurajuan institucionet shqiptare të mos kursehen në përpjekjet për sigurimin e infrastruktrës teknike dhe logjistike, si dhe në përpjekjet për të marrë burimet e nevojshme njerëzore dhe financiare, në mënyrë që skema e kompensimit të jetë efektive dhe e shpejtë, duke respektuar të gjitha afatet ligje.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/ekonomi/pronat-kie-kerkon-te-dije-mbi-cbaza-do-te-behet-vleresimi-per-kompensimin/

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS