http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Edhe pse ka më shumë se një vit që çështja e devijimit të lumit Radika nga ana e palës Maqedonase është harruar, ministri i energjisë Damian Gjiknuri ka kryer një vizitë në shtetin fqinjë dhe ka biseduar për këtë çështje. Në një takim me ministrin e ekonomisë Bekim Neziri, Gjiknuri ka marrë sigurinë se nuk do të bëhet asnjë lëvizje në këtë drejtim pa patur më parë konsensusin e palës shqiptare.Ujërat e përbashkëta qeverisen nga konventat ndërkombëtare, nga marrëveshje të përbashkëta dhe Shqipëria e Maqedonia duhet patjetër të bashkëbisedojnë. Mbi të gjitha, çfarëdo lloj projekti duhet të jetë në harmoni me çka është rënë dakord më parë dhe me impaktin energjetik apo për qëllime të tjera që mund të ketë në vendin tjetër.Republika e Maqedonisë dhe Republika e Shqipërisë kanë raporte dhe marrëdhënie fqinjësore shumë të mira. Asnjë projekt, pa marrë parasysh në sferën energjetike apo në sferë tjetër, nuk do të realizohet pa pasur pëlqimin, pa u ulur, pa diskutuar me kolegët tanë në Republikën e Shqipërisë dhe projekte të tilla nuk do të realizohen pa patur konsensus mes dy shteteve.Çështja e lumit Radika ngriti një shqetësim të madh për palën shqiptare, duke qenë se devijimi i saj sillte prurje më të ulëta në kasakdën e Drinit, e si rrjedhojë më pak prodhim energjie për shqiptarët nga ana e KESH. Por pavarësisht kësaj përplasjeje Shqipëria dhe Maqedonia janë duke financuar një projekt të përbashkët, atë të interkonjeksionit 400 kv Elbasan - Manastir, që përfundon në 2018-ën. ndërtimi i kësaj linje do të sjellë çmime më të ulëta të importit të energjisë të dy vendeve duke qenë se hapet tregu me Bullgarinë dhe Rumaninë.