Gjykata e Arbitrazhit rrëzon Kastriot Ismailajn - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-12-17

Views 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Odiseja e konfliktit mes qeverise shqiptare, konkretisht kompanisë se energjisë OSHEE dhe asaj DIA, qe do te mblidhte borxhet e prapambetura ka përfunduar. Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit ne Rome, ka marre vendim ne favor te kompanisë shtetërore te energjisë, e cila e prishi kontratën me DIA-n, administrator i te cilës ishte Kastriot Ismailaj. Kjo do te thotë se Arbitrazhi Ndërkombëtar e ka vlerësuar si te drejte anulimin e kësaj kontrate, ndërsa pretendimi i kompanisë DIA për t?i marre shtetit shqiptar, 150 milion euro, si pasoje e këtij vendimi, është i paargumentuar ligjërisht. Burime zyrtare nga Ministria e Ekonomisë bëjnë me dije se vendimi është marre ne fillim te kësaj jave ne Rome dhe pritet qe te zbardhet plotësisht. Pas largimit te investitorëve cek nga sektori i energjisë, kompania u mor ne administrim shtetëror. Ne vitin 2013 kohe kur erdhi ne pushte mazhoranca e majte, pajtoi nje kompani konsulente per te anuluar kete kontrate, e cila nuk ishte gje tjetër veçse nje mënyre per te pasuruar përfaqësuesit e saj e konkretisht Kastriot Ismailin. Ky i fundit tashme është ne burg nen akuzën e pastrimit te parave.

Share This Video


Download

  
Report form