http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas vendimit te Gjykatës Kushtetuese ne Kosove qe konstatoi se pjese te marrëveshjes per bashkësinë e komunave serbe, nuk jane ne pajtim me Kushtetutën, por se asosacioni do te themelohet, ka reaguar zyra e Bashkimit Europian ne Prishtine. Ne nje deklarate per mediat BE ben thirrje per respektimin e vendimit. ?Gjykata Kushtetuese është shprehur se Asociacioni/Bashkësia e komunave me shumicë serbe do të krijohet siç parashikohet ne Marrëveshjen e Parë, në përputhje me Kushtetutën. Presim që të gjitha palët ta respektojnë këtë vendim, që akti ligjor i Qeverisë së Kosovës për zbatim të kësaj Marrëveshjeje dhe Statuti pasues të përgatiten sa më shpejt që te jete e mundur.?Pas vendimit te Gjykatës Kushtetuese, reagoi edhe shefi i zyrës për Kosovën në qeverinë serbe Marko Gjuriç, i cili kërkoi zbatimin e plotë të Marrëveshjes se 25 gushit ne Bruksel. Zyrtari serb kerkoi garanci nga komuniteti ndërkombëtar qe te mos lejoje zvarritjen e saj.