60 mije biznese te vogla dhe te mesme greke mund te mesyjne ne rajon dhe ne menyre te vecante ne Shqiperi, Bullgari dhe Qipro. Kete e deklaroi dhoma Kombetare e tregetise ne Athine, qe thote se kjo do te ndodhe per shkak te krizes se thelle ekonomike dhe taksave te larta. Sipermaresit grek duken te pakenaqur ndaj dhe mendojne te zhvendosin bizneset e tyre jashte vendit.
Autoritetet e rendit kane kaluar ne gatishmeri per festat e fundvitit. Rreth 70% e efektiveve do te jene ne detyre ne te gjithe vendin. Drejtori I pergjithshem I Policise Haki Cako, leshoi nje urdher, ku kerkon edhe masa ne kufi se pari per shtimin e sporteleve me qelllim qe te shmangen radhet e gjata te shqiptareve qe kthehen per festa.
Autoritetet austriake njoftuan se jane paralajmeruar per nje seri atentatesh ne kryeqytetet e bashkimit europian gjate festave te fundvitit. Policia ne Vjene shtoi masat, por rreziku nuk konsiderohet I larte per te anuluar eventet gjate nderrimit te viteve. Masat e sigurise jane rritur ne menyre te vecante ne zonat e mbipopulluara.
Prestigjozja amerikane Boston Globe ka zgjedhur Beratin si nje nder 10 destinacionet me terheqese turistike ne bote per vitin 2016-te dhe rekomandon qe te vizitohet nga turistet. Gazeta e vlereson Shqiperine se si nje vend ende te pazbuluar dhe me plazhe te mahniteshme.