Mbytja e një fëmije 2-vjeçar në brigjet e Greqisë është kthyer në tragjedinë e parë të refugjatëve për vitin 2016. Humbja e jetës së foshnjes ishte thuajse e njëjtë si djali trevjeçar, Alan Kurdi muaj më parë në Turqi, imazhet e të cilit u bënë virale në mbarë botën, por vetëm se në këtë rast shkrepjet e fotoreporterëve mungonin.