Mosmarrëveshjet mbi ekzekutimin e një kleriku të njohur shiit kanë përshkallëzuar ndjeshëm marrëdhëniet mes Iranit dhe Arabisë Saudite. Kjo e fundit i ka lënë diplomatëve iranianë 48 orë kohë për t?u larguar nga vendi, ndërsa një ditë më parë njoftoi ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me regjimin e ajatollahëve.