Përmbytje në disa zona të vendit - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-01-06

Views 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ashtu siç ishte paralajmëruar nga vete drejtues te Shtabit te Emergjencave, reshjet e shiut kanë sjellë probleme të mëdha në veri të vendit. Më problematike situata paraqitet në Lezhë. Në Zejmen, reshjet e rena me intensitet gjatë natës dhe paradites se te mërkurës, kanë përkeqësuar shumë situatën. Shtëpi banimi dhe qindra hektarë toke, janë nën ujë. Forcat e ushtrisë po merren me evakuimin e banorëve aty ku rreziku është me i madh. Jo vetëm bllokimi i kanaleve kulluese, por edhe përrenjtë si dhe shkarja e dherave, kanë bërë që situata të vështirësohet. Autoritet lokale bëjnë me dije se përmbytje masive ka edhe në fushën e Torovicës, në Kakarriq si dhe në disa njësi te tjera administrative.Në Bulqizë, dalja nga shtrati i Përroit Zalli i Thatë, ka bllokuar dy fshatra. Si pasojë e vërshimet të përrenjve ura që lidh Stojanin me Ulëzen është bllokuar duke penguar lëvizjen e qytetarëve si dhe ka lënë pa mësim 20 nxënës. Për këtë, administratori i njësisë vendore Ulzës, Artan Miza tha se janë njoftuar të gjitha instancat përgjegjëse dhe po merren masa për riparimin e saj.Në fshatin Fushë e Vogël si rezultat i sasisë së madhe të ujit është dëmtuar një banesë si dhe janë përmbytur dhjetëra hektarë tokë bujqësore. Probleme ka patur edhe në njësinë administrative Gjoricë ku fryrja e lumit Drin i Zi, ka prishur argjinaturën mbrojtëse, duke rrezikuar dhjetëra banesa.Rritja prurjeve te përrenjve rrezikon disa banesa ne lagjen Kapedan ne Vaun e Dejës. Ndërkohe që zona e Gomsiqes është e izoluar për shkak të rritjes se nivelit të ujit.Në Fushë- Krujë, lumi qe përshkon qytetin Zezë, po arrin pikën kritike, pasi niveli ujit rritet nga ora ne ore. Deri tani nga dalja e lumit Ishëm nga shtrati, ka shkatërruar te mbjellat ne 150 hektarë toke bujqësore.Edhe në rrugën e Kombit ka patur rrëshqitje dherash. Ne Kukes, fshati Lomje eshte izoluar, pasi rruga që lidh këtë fshat është e bllokuar si pasoje e rrëshqitjeve masive të dherave dhe gurëve.Në Pukë aksi Fushë-Arrës-Gjegjan-Mirditë është bllokuar si pasojë e rrëshqitjes së dherave pranë tunelit.

Share This Video


Download

  
Report form